Rikonstruktohet pediatria e Elbasanit kushte sipas standardeve europiane. Ja si duket (Foto)

Spitali Pediatrik i Elbasanit është transformuar në një mjedis miqësor për vogëlushët, teksa tani ata marrin shërbimin spitalor në kushte optimale. Kjo, falë investimit të buxhetit të shtetit për rikonstruksionin e plotë të godinës 4-katëshe, ndërtim i para viteve 90-të, e cila është shndërruar, jo vetëm nga pikëpamja infrastrukturore, por edhe organizative dhe funksionale e ambienteve të saj. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe deputetë të qarkut, vizituan spitalin e ri, i cili siguron shërbime shëndetësore për më shumë se 20 mijë fëmijë.

Spitali Pediatrik i Elbasanit ka një kapacitet prej 75 shtretërish, 60 shtretër shtrimi për pacientët e vegjël, të organizuar në shërbimet e terapisë ditore, reanimacionit, neuro – interiteve, bronkiteve dhe shërbimit të pediatrisë infektive, si dhe 15 shtretër në shërbimin e urgjencës. Të gjithë dhomat e pacientëve të vegjël duke filluar nga urgjenca, pavioni i terapisë ditore dhe pavijonet e tjera të shërbimeve pediatrike kanë ambiente miqësore për pacientët e vegjël. Spitali i ri është gjithashtu një investim i shumëpritur për personelin e dedikuar shëndetësor të Spitalit Pediatrik të Elbasanit që trajton në ditë mesatarisht 80 pacientë të vegjël në shërbimin e urgjencës dhe deri në 150 pacientë të vegjël në periudhat e pikut.

Nje koment

  1. Pingback: 2poverty