Rezart Veleshnja bën sheŗr me vajzën e biznesmenit Delijorgji: E paaftë mendërisht. “Babai yt ka bërë disa gabime”,

Puntata e fundit e emisionit e ‘Shiko Kush Luan’ ka ndezur një debat në rrjet mes modeles e njëkohësisht vajzës së biznesmenit Mihal Delijorgji, Kleoniki Delijorgji dhe aktorit Rezart Veleshnja. Si fillim gjatë emisionit Françeska Jaçe nisi të shihte letrat dhe kjo i ka shërbyer Nikit për të dhënë opinionin e saj lidhur me sjelljen e Veleshnjës.

“Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka ofenduar.”, shprehet ish-missi teksa i drejtohet me gisht aktorit të humorit. Ndërkohë, Françeska përpiqet tha se janë miq të vjetër dhe kuptohen, duke justifikuar disi Rezartin. Kur kjo rubrikë mbaroi, Rezarti u kthye nga Niki për ta sqaruar pjesën “e ofendimit”, duke i thënë se janë miq prej shumë kohësh.

Megjithatë debati ka vijuar dhe më tej virualisht dhe vajza e biznesmenit shqiptar ka publikuar një status në rrjetin social ‘Instagram’ ku i drejtohet aktorit.

“Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je seksist, ofendues, manipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të tkthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam “lidhur” me ëngjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t’u acaruan djajtë e tu të brendshëm.”, shkruan Niki teksa e quan Rezartin demon.

Por nuk ka munguar as një reagim i menjëhershëm i këtij të fundit, i cili ka thumbuar modelen lidhur me babain e saj si dhe e ka quajtur të paaftë mendërisht.

“E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime. Mos e vrit mendjen, po unë do të thoja mos dil nëpër TV se i ngacmon plagët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht.”