Rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, autoritetet u bëjnë apel shoferëve

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka vënë në lëvizje Emergjencat Civile të cilat në bashkëpunim me strukturat e ARRSH kanë kryer kontrolle në qarkun e Elbasanit. Në zonën e Murreshit në aksin Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, të cilët janë pastruar nga grupet e patrullimit.

Gjithashtu autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.