Rëndohet situata në qarkun e Elbasanit; Çifti i avokatëve del pozitiv me koronavirus

Një çift avokatësh në qytetin e Peqinit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të cilët jetojnë në Tiranë, por që tamponi iu bë në Peqin, prej dhe nga ishin me origjinë. Rezultatet e tamponëve të bëra në orët e fundit, i nxorën pozitiv. Situata paraqitet e rënduar prej koronavirusit, ku në orët e fundit gjeti vdejen një 27-vjeçar nga Kavaja i cili vuante edhe nga talasemia, si dhe një një farmaciste 43-vjeçare nga Kruja, e cila ishte obeze.

Me dy viķtimat e fundit shkon në 125 numri i viķtimave, qysh nga nisja e pandemisë.

Aktualisht të shtruar në spital ndodhen 22 pacientë në gjendje kritike, mes tyre 12 të intubuar. /noa.al