Rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi! Manastirliu bën lëvizjen urgjente

Mbreme është hapur spitali COVID 4 dhe në të janë shtruar pacientët e parë. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo që e ka bërë me dije lajmin ndërsa ka shkuar vetë në ambientet e spitalit. “Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve dhe plotësimit të kapaciteteve në spitalet e para covid.

100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve. Ky është një tjetër hap drejt rritjes se kapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve”, tha ministrja.