“Rama X”, izolohet me 20 “gratë” në hotelin gjerman (FOTO)

Mbreti i Tajlandës është izoluar në një hotel të madh në Gjermaninë jugore bashkë me 20 balerinat e haremit të tij.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, i njohur gjithashtu si “Rama X”, besohet se ka prenotuar të gjithë “Grand Hotel Sonnenbichl” në Bavari për t’u izoluar gjatë pandemisë koronavirus.

Tabloidi gjerman “Bild” raporton se 67-vjeçari ka prenotuar të gjithë hotelin me lejen e këshillit lokal të zonës.

Nuk dihet nëse gruaja e katërt e Ramës X aktualisht po qëndron në hotel me të. Megjithatë, 119 anëtarët e rrethimit mbretëror mendohet se janë dërguar në Tajlandë mes shqetësimeve se ata janë infektuar me Covid-19.