Rama mbledh sot kryebashkiakët në Elbasan, çfarë pritet të diskutohet?

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialit kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët sërish në Elbasan, për të diskutuar për objektivat për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë e saj por për të nuk ka ende një datë. Ndërkaq, në mbledhjen e grupit parlamentar dy ditë më parë ai caktoi dhe drejtuesit politik nëpër qarqe, ku zgjodhi që vetë të drejtojë Durrësin, duke hequr dorë kështu nga Vlora.

Pikasi drejtimi politik i Shkodrës nga Ilir Beqaj, apo Tirana mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.