Qeveria shqiptare vendos hapjen e transportit publik, masat strikte që duhet të zbatoni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar heqjen e kufizimit për transportin publik. “Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik diten e neserme, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për masat parandaluese ndaj COVID19, për të mos e mbingarkuar sistemin shëndetësor.

“Duke falenderuar stafet mjekësore që vijojnë të jenë në gatishmëri, çdo qytetar është I lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovën e mbingarkesës, duke zbatuar rregullat e thjeshta parandaluese, distancimi fizik, higjiena personale dhe mbajtja e maskës kudo kur nuk është e mundur të respektohet distance, pasi janë të vetmet armë që kemi në dorë për të parandaluar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

/Descript.al/