Qeveria merr masa ekstreme natën e Vitit të Ri, asnjë qytetar nuk do lejohet të…

Asnjë qytetar nuk do të lejohet të festojë në shesh apo rrugët e kryeqytetit pas orës 20:30 sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, masë e cilat do të jetë në fuqi deri më 4 Janar. Nëndrejtori i Policisë Bashkiake, Toni Beni thotë se për të gjithë ata që do të shkelin aktin normativ do të ketë masë administrative me gjobë 3 mijë lekë.

“Policia Bashkiake vazhdon kontrollet deri në momentin e ndalimit të lëvizjes së njerëzve e cila është në bazë të aktit normativ për pandeminë të Covid. Akti Normativ nuk parashikon data, hyn në fuqi dhe deri në përfundim të tij respektohet qoftë data 31, apo 1 dhe 2. Në fashën e orarit që nuk lejohet policia do marrë masa sipas legjislacionit në fuqi duke këshilluar dhe masa administrative sikundër e parashikon ligji”.

Kontrolle do të ushtrohen edhe në subjektet e bar-restoranteve, të cilat në disa raste kanë shkelur orarin e kufizimit. “Ka patur disa raste. Në rastet kur janë konstatuar bare dhe restorante janë njoftuar autoritet përkatëse”.

Do të jenë rreth 15 patrulla të cilat do të monitorojnë rrugët dhe zonat e kryeqytetit për qytetarë dhe subjektet që do shkelin vendimin pas orës 20:30.