Qeveria greke, ndryshime në ligjin për punonjësit sezonalë, përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë

Mësohet se ndryshimet që do të dërgohen të martën e ardhshme në parlament,konsistojnë në përmirësimin e draftit ligjor lidhur me afro 65.000 punonjës sezonalë të cilët punësohen çdo vit në sektorin e bujqësisë në vend. Amendamentet e ndryshuara të ligjit pritet të hyjnë në fuqi që prej marsit të këtij viti,periudhë që përkon me nisjen e sezonit të mbjelljes së perimeve .

Procedurat e punësimit do të thjeshtësohen dukshëm duke lehtësuar ndjeshëm hyrjen dhe punësimin e mijëra të huajve në këtë sektor.

– Kështu,punëdhënësit e interesuar do të kenë mundësi të depozitojnë direkt në sistemin e data baze së lejeve të punës në Ministrinë e Brendshme Greke dokumentacionin e nevojshëm,ndërsa zyrat e decentralizuara të prefekturave dhe shërbimi i emigracionit do të kryejnë aprovimin direkt të lejeve të punës,çka u kursen atyre dy-tre ditë dhe ecejake nëpër banka dhe në zyrat e prefekturave.

Në këtë mënyrë lejet e punës pritet të jepen brenda 24 orësh.

– Për herë të parë punonjësve sezonalë iu jepet mundësia të pajisen me kod fiskal (afm) dhe numër regjistrimi për sigurimet(amka),çka automatikisht iu jep atyre të drejta të barabarta me të gjithë punonjësit në vend.(sigurim shëndetësor falas dhe futje në shkallën e tatimit 0 për të ardhurat si gjithë bujqit vendas)

– Mundësohet dhënia e lejes së posaçme të udhëtimit drejtë vend-lindjes deri në 3 herë brenda 3 muajve për këtë kategori çka nuk lejohej më parë,ndërsa për herë të parë jepet rinovimi i kontratës së punës edhe për një afat 3 mujor të dytë,nga i njëjti ose tjetër punëdhënës, pa qenë e nevojshme të kthehet në vendin e origjinës ose të paraqitet në rajonin e policisë së zonës së banimit.

– Mbetet në fuqi pagesa e taksës prej 100 euro si dhe pagesa 50 euro për sigurimet për çdo punonjës,të cilën e paguan punëdhënësi.

Pra procedurat për çdo punonjës do të jenë tërësisht falas,duke mënjanuar sekserët të shumtë që përfitonin shuma të mëdha prej dhënies së kontratave të punës.

Ndryshimet ligjore u sugjeruan prej kryetarit të kooperativave të bujqëve grekë Kristos Janakaqis dhe ekspertes shqiptare të çështjeve migratore Arminda Plangarica dhe u pranuan prej qeverrisë greke.

Sipas institutit të statistikave të Greqisë, gjatë dy viteve të fundit janë rritur ndjeshëm eksportet prodhimeve bujqësore Greke, ndërsa parashikimet për vitet e ardhshme janë edhe më pozitive.

Greqia ka nevojë për më shumë se 65000 krahë pune në vit vetëm në bujqësi,ku kryesisht preferohen punonjës shqiptarë si më të aftë dhe të kualifikuar. Programe të ngjashme punësimi sezonale,pritet të hapen edhe në sektorin e turizmit.

Top Channel