Qëllohet me breshëri plumbash ndaj një biznesi. Detajet e para nga ngjarja

Biznesi ndaj të cilit është qëlluar me breshëri plumbash është një mobileri.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Pronari i biznesit ka denoncuar ngjarjen në polici sot në mëngjes.

Blutë kanë nisur hetimet.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Nje koment

  1. Pingback: 3extract