“Pse kaq shumë ndryshim, nuk je ti”, si rrallëherë, Arbana kryqëzohet nga fansat për…

Një ndër moderatoret më të dashura dhe më të komentuara të showbiz-it shqiptar është padyshim Arbana Osmani, e cila është po ashtu mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo ka zgjedhur që të jetë përherë vetvetja dhe të shfaqet para fansave të saj komplet pa komplekse, kjo është dhe një ndër arsyet pse publiku e do kaq shumë.

Pa photoshop dhe pa filtra, Arbana përherë ka dhënë një mesazh me dukjen e saj. Mirëpo, si rrallëherë ajo ka marrë kritika dhe shkak është bërë një foto e saj e postuar në Instagram.

Moderatorja postoi një foto nga spektakli i së premtes së “Big Brother VIP”, që ishte publikuar më herët nga makeup artisti, Arbër Bytyqi.

Krahas komplimenteve kishte dhe nga ata ndjekës, të cilët mendonin se Arbana dukej shumë ndryshe dhe tek fotoja ka shumë ndërhyrje.

“Ti dukeshe bukuri natyrale mbrëmjen e së premtes shumë e kuruar dallohej dora e Arbërit, por fotoja që sapo postove duket që është prekur shumë me program nga Arbëri. Dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë ndryshim dukesh që nuk je ti, kur në fakt ti je e vetmja që nuk ke ndryshuar ndër vite. Vetëm je bërë më e bukur”, ka shkruar një ndjekëse.

Ky koment nuk ka mbetur pa një përgjigjje nga ana e Arbanës, e cila i ka shkruar:

“Arbëri ka luajtur pak me filtra dhe duke qenë se është një foto artistike s’ka asgjë të keqe. Ju e dini si jam në realitet.”