Provimet në universitete/ Ministrja e Arsimit jep njoftimin e rëndësishëm: Studentët të mos…Rregullat e reja

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi, ka deklaruar se i ka kërkuar Komitetit Teknik të Ekspertëve zgjatjen e sezonit të provimeve për universitetet me një afat prej më shumë se 45 ditësh dhe mungesat në seminare të mos penalizojnë studentët për të hyrë në provime. Po ashtu, ajo është shprehur se për provimet që do të zhvillohen në auditore, numri i studentëve në sallë nuk duhet të jetë më shumë se 15.

 “Besoj fort se ky është një hap pozitiv për atë që ka shkaktuar pandemia. Që nga ky moment për të garantuar një proces të rregullt, do të kërkoja nga universitetet, kur provimi nuk mund të zhvillohet online, sipas vlerësimit provimi mund të zhvillohet në auditore duke zbatuar rregullat anti covid.

Universitetet duhet të marrin parasysh kërkesën e studentëve për të mos marrë pjesë në sezon. Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë. Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, maska të jetë 1 orë”, u shpreh Kushi.