Po ju e dinit? Ky është emri i vërtetë i Bora Zemanit

Bora Zemani është një nga moderatoret më të suksesshme të momentit. Ajo është shumë e komentuar si nga ana profesionale, ashtu edhe në jetën private. Në një intervistë për ‘Revistën Class’, Bora ka treguar disa të fshehta, që askush nuk dinte rreth saj. Ndër të tjera ka zbuluar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori tepër e veçantë.

Duke qenë se ka lindur në janar mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në ‘Teatrin e Operës dhe Baletit’ operën shqiptare ‘Borana’ dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ja vendosur emrin vajzës së saj.