Po del nga “kthetrat” e COVID 19, por Kinës i shtohet një tjetër problem

Nga Shangai Rodriguez Mazreku, specialist i burimeve njerëzore, tha se situata tashmë në Kinë është më e qetë. Edhe pse shihet sërish gjendje paniku ai theksoi se nga masat e rrepta qytetarët ndjehen më të qetësuar.

“Vetëm 100 qytete raportohet se janë të infektuar. Në çdo qytet tjetër të Kinës janë kuruar thuajse 90 % e personave.

Problemi është se po vijnë të infektuar nga shtetet e tjera. Me të gjithë masat e marra Kina po i kthehet normalitetit edhe pse duhet ende pritur ende për të folur për gjëra konkrete”, u shpreh ai.