Plot 8 ditë nën rrënoja, shpëtohen të gjallë vëllezërit në Turqi

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Turqia, ky dy vëllezër të moshës 17 dhe 20-vjeç janë mundur të nxirren nga rrënojat pas 198-orësh.

Muhamed Enes, 17-vjeç dhe vëllai i tij Abdulbaki, 20, mundën të mbijetonin dhe të prisnin ndihmën nën rrënoja për plotë 8 ditë.

Edhe pse shpresat për të gjetur persona të gjallë nën rrënoja janë shëuar, ekipet e kërki-shpëtimit po vijojnë punën për të shpëtuar çdo zemër që rreh nën rrënoja.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.

Lëkundjet e fuqishme u pasuan dhe nga pasgoditje pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti shkaktoi shembjen e qindrave ndërtesave, duke bërë që të ndërronin jetë më shumë se 37 mijë persona.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.