Pezullohet efektivi i policisë në Elbasan, dyshohet se…

Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për Nënkomisarin me iniciale K.O., 44 vjeç, me detyrë Specialist trafiku urban dhe interurban/OPGJ pranë DVP Elbasan.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky punonjës në kundërshtim me rregullat ligjore të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale ka mbajtur dokumentet e mjetit të një të arrestuari, pa mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit, duke i cënuar të drejtën këtij shtetasi për disponimin e mjetit dhe të dokumentave të tij.

Të gjitha veprimet dyshohet se janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për një procedim penal, të vitit 2023, i cili është regjistruar më parë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i shtetasit është  kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por këto të fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi.

Ndërkaq, hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.