Përmbyset autoboti me naftë në Qafë Thanë, derdhet karburanti në rrugë. Vështirësi në qarkullim

Një autobot me naftë është përmbysur mbrëmjen e djeshme në Qafë Thanë, duke bërë që karburanti të derdhet në rrugë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa nafta e derdhur në rrugë shkaktoi ndotje ambienti dhe vështirësi në qarkullim për disa orë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe forcat zjarrfikëse, duke bërë të mundur pastrimin e rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.