Përkeqësimi i situatës prej Covid-1/Ministrja e Arsimit: E kemi gati skenarin e mësimit online

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se skenari i mësimit online është gati dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë, duke pasur parasysh se po përkeqësohet situata nga koronavirusi. Duke folur në Komisionin e Edukimit, ajo u shpreh se janë 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxënësve me platformën akademia.al.

“Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Janë 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxënësve me platformën akademia.al Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.” ka thënë ajo.

Gjithashtu Kushi, i ka dhënë pyetje edhe përgjigjes se pse nuk janë testuar të gjithë mësuesit e shkollave të arsimit parauniversitar. Ajo është shprehur se nuk është ndjekur kjo strategji nga autoritetet shëndetësore, duke theksuar se po punohet me gjurmimin e kontakteve. Kushi tha se edhe nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do të shfaqnin sërish shenja në rast se do të ishte i infektuar.

“Nuk është ndjekur kjo strategji por e ndjekjes dhe e gjurmimit të kontakteve. Edhe nëse do testonim të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do shfaqnin shenja. Depistimi masiv nuk është element i kapjes në kohë të rastit. Në rastet kur ka raste pozitive izolohen nxënësit që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe jo e gjithë klasa. Vetëm në rast se kemi infektim masiv në një klasë mund të kalohet online për një periudhë të caktuar. Mësimi në shkollën Emin Duraku vazhdon pozitivisht. Mësuesit pozitivë janë karantinuar. Edhe shkollës në Paskuqan”, tha Kushi.