Përfundon numërimi i votave në Elbasan, ja kush zgjidhet kreu i ri i PD-së (EMRI)

Perfundon numërimi i votave për kryetarin e Partisë Demokratike në Elbasan , proces i inicuar nga grupi i rithemelimit. Me një diferencë të theksuar votash kryetar është zgjedhur avokati Blendi Himçi . Plot 765 anatarë kanë votuar për Zotin Himci. Në vendin e dytë me 198 vota , surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja e cila do të jetë nënkryetarja e ardhdhme e Pd në Elbasan.

Dy pedagoget Sonila Daiu dhe Eliona Gremi renditen në vendin e 3 dhe katër, respektivisht me 79 dhe 68 vota dhe më pak i votuari rezulton përgjegjësi i departamentit të Informatikës në Universitetin e Elbasanit Elior Vila vetëm me 40 vota. Në përfundim të këtij procesi të pesë kandidatët kanë shtrënguar duart ndërsa për më të votuarin Blendi Himci nga kjo garë nuk kishte humbës.

Renditja e kandidatëve sipas votave të siguruara është si më poshtë:

1- Blendi Himçi, 765 vota

2- Klodiana Capja, 198 vota

3- Sonila Daiu, 79 vota

4- Eliona Gremi, 68 vota

5- Elion Vila, 40 vota

Nje koment

  1. Pingback: 2goggles