Përfshihet nga flakët një makinë në ecje në Elbasan, panik tek kalimtarët

Një autoveturë është përfshirë nga flakët në lëvizje pak pas mesditës së sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ndodhi tek rreth rrotullimi në qendër të qytetit të Elbasanit, duke shkaktuar panik tek përdoruesit e rrugës, si shoferët ashtu dhe kalimtarët. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, ndërsa flakët kanë përfshirë menjëherë të gjithë makinën. Në vend ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.

Paraprakisht dyshohet se makina ka pësuar defekt në sistemin elektrik, çka ka sjellë dhe shpërthimin e flakëve. Për disa minuta është bllokuar qarkullimi në rrugë.