‘Për pak shkova tek Zoti…’/ Mesazhi prekës i efektivit të “Shqiponjave” të Elbasanit që u përball me plumbat e 71-vjeçarit.

E enjtja ka qenë një ditë mjaft e ngarkuar për Policinë e Elbasanit rrjedhimisht edhe për repartin “Shqiponja”. Komandanti i Shqiponjave të Elbasanit, Enkel Xhaferri, i cili u përball me 71-vjeçarin Lefter Zhidru, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. I gjendur befasisht nën breshërinë e pΙumbave, teksa ishte në krye të detyrës, Xhaferri thotë se iu ṙrezikua jeta.

“Për pak do shkoja të prezantohesha me zotin e madhërishëm. Fatmirësisht ende jo”, shkruan ai, referuar situatës së djeshme ku ekipi i Shqiponjave shkoi për të arrestuar 71-vjeçarin, pas denoncimit për ꓒhunë në familje.

4 efektivët e Shqiponjave sapo kanë shkuar në derën e shtëpisë të 71 vjeçarit, befasisht në katin e dytë u përballën me pΙumbat. Fatmirësisht, ata kanë reaguar menjëherë dhe janë ngjitur në katin e tretë të pallatit, duke iu shpëtuar mrekullisht pΙumbave. Më pas u desh ndërhyrja e snajperave të RENEA-s, ku pas 5 orësh negociata dhe duke parë Ιrezikun, ekzekutuan 71-vjeçarin.