Pas 17 vitesh në ekranin e “Top Channel”, Alban Dudushin do e shohim në këtë kanal tani

Ndryshimet e shumta dhe kalimet nga njëri ekran në tjetrin, të personazheve të njohur televiziv, kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Një ndër lëvizjet e bujshme që është diskutuar ka qenë dhe ajo e moderatorit të njohur të ‘Top Channel’, Alban Dudushi. Së fundmi burime për revistën ‘Who’ konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet ende se me cilin format do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Kujtojmë se Alban Dudushi është ndër figurat themeluese dhe ikonë të ‘Top Channel’, i cili nisi transmetimin në vitin 2001. 2 vite më vonë, në 31 dhjetor 2003, Dudushi u shfaq për herë të parë nën drejtimin e një ndër formateve më të dashura, ‘Top Show’, i cili u ndërpre vetëm pak muaj më parë, për shkak të pandemisë ‘Covid-19’./revistawho