“Paratë e konfiskuara nga krimi do t’iu jepen policëve për…”, drejtori i ri i Policisë merr vendimin e parë

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që pas emërimit në detyrën e re. Ai ka urdhëruar 12 drejtorët e Policisë në qarqe që tú japin efektivëve të policisë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka, duke mos i paguar orët shtesë, jashtë orarit.

Sipas tij, paratë do të merren nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021. Më 7 tetor 2021, Gledis Nanomori zyrtarisht detyrën si Drejtori i Përgjithshëm, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.