Paralajmërimi i 18-vjeçarit me koronavirus: Nuk është diçka për të bërë shaka, ja simptomat që pata.

Një 18-vjeçar që punonte në një dyqan ushqimor, pasi  u shërua nga koronavirusi paralajmëroi të tjerët të ndiqnin udhëzimet për distancimin shoqëror, raporton CNN. “Unë thjesht dua të sigurohem që të gjithë ta dinë se pa marrë parasysh moshën e tyre, koronavirusi mund të ndikojë seriozisht tek ata, dhe mund t’i cënojë seriozisht ashtu si unë”, tha Dimitri Mitchell për Alisyn Camerota të CNN.

“Unë thjesht shpresoj se të gjithë janë përgjegjës, sepse nuk ka asgjë për të bërë shaka. Është një problem i vërtetë”, u shpreh ai. Mitchell tha se ai mendon se e kapi virusin ndërsa punonte si arkëtar në dyqanin e tij ushqimor të Iowa. Ai u sëmur në mes të marsit dhe gradualisht u përkeqësua – me një temperaturë të lartë, lodhje, vështirësi në të folur dhe dhimbje koke të tmeŕrshme.

Nëna e tij, Laura Yoder, tha se e dërgoi atë në Uŕgjence, por nuk mund të bënte testimin në fillim, sepse spitali tha se ishte shumë i ri. Ai pranoi se nuk mendonte se mund të merrte koronavirus sepse virusi në atë kohë dukej se prekte kryesisht personat e moshuar.