Pak javë pas lindjes, Arbana Osmani tregon se po përballet me një problem serioz shëndetësor.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vetëm pak kohë që është bërë nënë për herë të dytë. Pas lindjes së Diellit, duket se ajo po përballet me një problem serioz shëndetësor, siç është rënia e flokëve. Arbana kërkoi ndihmë dhe këshilla nga ndjekësit, pasi ndokush prej tyre mund të ketë pasur shqetësime të njejta post-shtatzënie.

Ajo gjithashtu shkruan në Instagram se ka filluar të mos mbajë mend duke thënë me shaka se po fillon të vuajë nga Alzhaimeri.