“Paguhesha mire, por…”-Një tjetër moderatore ndryshon ekran, së shpejti me program të ri

Edhe pse ka filluar sezoni i ri televiziv, ka ende emra personazhesh që po bëjnë “lëvizjet” e fundit. Në këtë rast, bëhet fjalë për Fjodora Fjorën, e cila prej vitesh drejtonte emisionin “Chic” në News24. Ajo ka deklaruar publikisht se nuk do të jetë më pjesë e këtij ekrani dhe se tashmë po punon për një projekt të ri.

Fjodora nuk ka zbuluar detaje rreth ekranit të ri ku do të shfaqet apo çfarë programi do të sjellë, megjithatë ka treguar se do të vijë ndryshe nga ç’e kemi parë deri më tani.

“Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje. Në të gjitha televizionet që kam punuar në respektin më maksimal dhe ditën që jam larguar prej tyre kam pasur dhe mund të jem konsideruar në pagesat më të mira të tyre televizioneve.Në rastin tim gjithçka që përfundoi me News 24 perfundoi sepse erdhën kohë shum të çuditshme, pandemia, emisioni im u mbyll në Mars, nuk kishte institucione të artit dhe të kulturës,” është shprehur moderatorja.

/Descript.al/