Pa sëmundje shoqëruese dhe vetëm 33-vjeç, deputeti i Kuvendit me Covid, në gjendje të rëndë në Turqi

Deputeti Andi Përmeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas infektimit me COVID-19. Sipas, Euronews Albania, deputeti po merr mjekim në një spital në Turqi dhe ndodhet në gjendje të rëndë, në terapi intesive. Sipas familjarëve në ditët e fundit Përmeti ndonëse ka shfaqur shenja përmirësimi, mbahet në terapi intesive.

Përmeti, 33-vjeç, pa asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, duket se po përballet në një fazë të rëndë me Covid 19. Përmeti është deputeti i dytë i Kuvendit, që është dërguar për trajtim në Turqi, pas Enver Roshit.

Ky i fundit arriti që ta mposhte sëmundjen./NOA.al