Operacioni humanitar në Elbasan; Ja sa ndihma ushqimore janë shpërndarë deri tani

Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë sot pako ushqimore pranë 1 087 familjeve në vështirësi ekonomike. Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj theksoi për ATSH-në se “pranë 41 familjeve u dërguan medikamentet e rimbursueshme. Ofruam asistencë pranë 48 familjeve për medikamente, produkte ushqimore dhe jo ushqimore”.

Më herët, më 28 prill në qark u shpërndanë ndihma ushqimore pranë 307 familjeve, pranë 2 familje produkte jo ushqimore pranë 7 familjeve ilaçe të rimbursueshme, pranë 14 familjeve asistencë me ilaçe si dhe 7 familjeve asistencë në blerjen e produkteve ushqimore dhe jo vetëm/atsh