Oksfordi: Vaksina, gati shumë më shpejt nga sa mendohej!

Kërkuesit e Universitetit të Oksfordit thonë se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati që në vjeshtë. Ata janë të bindur se brenda tetë muajsh, ajo mund te hidhet në përdorim. Ky skenaŕ i ri e mjaft më shpresëdhënës e afron datën e prodhimit të vaksinës më shumë nga sa mendohej deŕi tani.

Ekipi i Oksfordit megjithatë, një prej disa grupeve nëpër botë që po lufțojnë të gjejnë mënyrën për ta luftuar Covid 19 ndaj të cilës për momentin nuk ka asnjë kurë, paralajmëron se situata do të jetë shumë “sfiduese” , nëse sëmundja shpërthen keq përpara se vaksina të jetë gati për testim.

Më shumë se 500 vullnetarë të moshave nga 18 deri në 55 vjec kanë pranuar të bëhen pjesë e testimeve, të cilët do të fillojnë nga fundi i këtij muaji. Sipas parashikimeve të studiuesve të Universitetit të Washingtonit, piku i epidemisë së koronavirusit në Britani do të jetë në 17 prill. Deri tani, në këtë vend kanë humbur jetën 7,100 vetë dhe janë infektuar mbi 60,000 të tjerë