“Nuk jemi terroristë!” Rrëfimi prekës i adoleshentes afgane. Tetë ditë në këmbë nga Greqia në Pogradec

6 refugjatë afganë janë ndaluar nga policia e Pogradecit. Dy familje me 3 fëmijë, 2 prej të cilëve minorenë kishin udhëtuar në këmbë prej rreth 8 ditësh te lodhshme nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec. Mes lotësh një vajzë e re tha se: nuk jam terroriste.

“Emri është Madis, po vijmë nga Greqia, kaluam ne Korçë. Ne duam të shkojmë në një vend më të mirë, sepse duam të shkollohemi. Unë dua të shkoj në shkollë, jam shumë e re, kam nevojë të shkoj në shkollë, nuk dua para, as ushqim. Është shumë e vështirë.

Policia na ka kapur por ne nuk jemi terrorist.”