Nominoi grupin e Luizit dhe largoi Efin, rrjeti shpërthen kundër DeaMishel.

Nominimi i Deas për treshen më të përfolur dhe më të mbështetur nga publiku, ka shkaktuar një shpërthim në rrjet. Dalja e Efit ka irrituar ndjekësit besnik të Big Brother, të cilët kanë shpërthyer në ofendime ndaj blogeres. Duke e cilësuar me epitete të ndryshme mjaft fyese, publiku tashmë ka dalë edhe në përfundimin se çdo gjë është e manipuluar nga produksioni dhe se dalja e Efit nuk ishte e drejtë.

Ka qenë lojë apo hakmarrje? Kjo ishte pak a shumë pyetja që Arbana u drejtoi pak a shumë opinionistëve mbrëmë, të cilët e cilësuan Dean një lojtare të fortë, por nga ana tjetër rrjeti mendon të kundërtën.

Disa komentues në rrjete sociale madje kanë paralajmëruar një protestë për daljen e Efit, ndërsa disa të tjerë e kanë cilësuar Dean si njeriun më të urryer shqiptar. Për Dean, ka qenë një vendim mjaft i rëndësishëm, një shans që iu dha nga një quiz i ashtuquajtur Lojë Inteligjence, pasi të gjithë biem dakord që vetëm inteligjencë nuk tregohet me ato gafa.

DeaMishel fitoi lojën edhe pse nuk njihte datëlindjen e heroit kombëtar, ka thënë një tjetër komentues.

Gjithsesi, pritet një shpërthim edhe më i madh në rrjet nëse Dea nuk lë shtëpinë e Big Brother të martën, pasi të gjithë përveç Kristit, janë në nominim. Dhe shumica e publikut nuk preferon ta shohin më Dean brenda shtëpisë.