Njoftim i rëndësishëm nga Bashkia Elbasan. Akset që do të bllokohen gjatë 2 ditëve në vijim

Në kuadër të javës së organizimeve të festimeve të “Ditës së Verës 2023”, Bashkia Elbasan njofton të gjithë qytetarët për masat e marra në lëvizje e qarkullimin rrugor.

•Në datë 13 MARS do të kufizohet qarkullimi i automjeteve sipas këtyre orareve në këto akse :

08:00 – 13:00 Aksi Stadiumi “Elbasan Arena” – Kryqëzimi “1 Maj”

13:00 – 24:00 Aksi Teatri “Skampa – Kryqëzimi “1 Maj”

•Në datë 14 MARS do të kufizohet qarkullimi i automjeteve sipas këtyre orareve në këto akse :

08:00 – 20:00 BULEVARDI “AQIF PASHA”

Aksi Stadiumi “Elbasan Arena” – Kryqëzimi “1 Maj”

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve elbasanas i bëjmë thirrje të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete, pasi në qytetin e Elbasanit në këto ditë priten të kemi vizitorë të shumtë nga mbarë trevat shqiptare.