Njihuni me djalin nga Elbasani që jep mësim në universitetet më të mira në botë. Emri

Xhulio Binjaku është djali nga Elbasani, i cili në vitin 2000 së bashku me familjen, pasi fituan Llotarinë Amerikane, e zhvendosën jetesën e tyre në Florida. Ai ishte vetëm 7 vjeç kur u largua nga Shqipëria, por ky fakt nuk e ka penguar atë aspak për të artikuluar shumë mirë shqipen.

Në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare Xhulio është shprehur se “si një amerikan” është larguar nga gjiri familjar në moshën 18-vjeçare, ka studiuar në “Universitetin e Floridës” për degën e arkitekturës dhe më pas ka bërë masterin në një nga universitet më prestigjoze në botë, në “Insitutin e Teknologjisë në Masaçustë”(MIT).

Nga 1000 aplikuesit për Master në universitetin prestigjioz, elbasanasi bënte pjesë tek të tetëmbëdhjetët e zgjedhur. Pyetjes me humor se nëse prindërit e tij e mbanin të varur në mur diplomën, ai është i përgjigjur se jo, por që të merrje atë diplomë ishte shumë e vështirë.

“Atje je i ekspozuar ndaj shumë shkencëtarëve, artistëve, por jo shqiptarëve. Nga harku kohor 2007-2018, kur u futa dhe unë, nuk kishte shqiptarë të tjerë. Presioni atje është i lartë, duhet të ulësh kokën, por kjo gjë të shtyn përpara”.

Ishte një profesor i tij libanez, që arriti t’i mundësonte punësimin si kurator në “Bienalen e Venecias”, në të cilën ai u shpreh krenar që pjesëmarrës të tjerë ishin dhe nga Shqipëria e Kosova. ”Kam punuar si arkitekt, kërkues, lektor dhe kurator, ku kam qenë kurator dhe në Bienalen e Venecias 2021”,-ka shtuar ai.

Teksa flet se tashmë do të bëjë doktoraturën në Nju Xhersi, ai thekson se ka vendosur të jetojë në Filadelfia, një qytet i vogël por me kulturë, jetë dhe shumë shqiptarë.