Një lajm i mirë për të pastrehun më të famshëm të Elbasanit.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Elbasan ditën e djeshme ka qenë e pranishme në vendin ku çdo ditë qytetarët e Elbasanit shohin njeriun i cili u bë i famshëm falë rrjeteve sociale. Kjo drejtori i ofroi Avniut disa batanie për të kaluar këto ditë të ftohta, veshje dhe ushqim, raporton ElbasaniPlus.

Postimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror: Sot iu gjendëm pranë Avniut nga Elbasani, për të cilin #DRShSSh Elbasan mundësoi batanije, xhup si dhe ushqim të gatshëm. Avniu jeton i vetëm, pasi nuk ka familje, është i pastrehë, dhe pse gjendet në këto kushte ai refuzon t’i ofrohet ndihmë. Nga ana e Drejtorisë sonë, ashtu sikurse edhe nga institucione të tjera, është insistuar vazhdimisht për ta sistemuar Avniun në ndonjë qendër, ai sërish refuzon në mënyrë të përsëritur. Gjendemi pranë njerëzve në nevojë!