Një lajm i mirë nga drejtori i DPSHTRR Elbasan. Kursim 30% për këtë dokument, hiqen lejet ndërkombëtare.

✔️Fundjavë trajnimi për regjistruesit e mjeteve të rajonaleve nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjetit – DPSHTRR, mbi Lejen e re të Qarkullimit të mjeteve rrugore, tjetër risi pozitive e Automotorizimit Shqiptar, në përputhje me direktivat EU (e njëjtë si cilësi/siguri me modelin gjerman)! ????

?Një tjetër LAJM I MIRË për qytetarët e subjektet që do të kursejnë 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lek do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lek që paguhet për dokumentat aktuale të mjetit), por jo vetëm:

?eliminohet certifikata e pronësisë;

?hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë të mos skadojë për mungesë hapësire vulash;

?eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtare mjeti sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code!

Leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit! Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon fallsifikimet!

DPSHTRR kreu zhvillimet e duhura në sistemin informatik eDPSHTRR, investimin me printera të posaçëm dhe blerjen e prokatit të ri që do të aplikohet së shpejti! ???