Një film shqiptar i realizuar për koronavirusin në Shqipëri

Një grup të rinjsh në Tiranë të frymëzuar nga kjo pandemi botërore kanë realizuar një film me metrazh të shkurtër për virusin vdekjeprurës. Mesazhi i kushtohet bluzave të bardha, të cilët përballen në vijën e parë të betejës me Covid-19. Një shqiptar me banim në Angli rikthehet në vendlindje dhe pa e ditur se është mbartës i virusit infekton të parët familjarët dhe pas kësaj fqinjët e tij.

Xhirimet shfaqin Shqipërinë në karantinë, luftën me armikun e padukshëm dhe masat që ka marrë qeveria. Gjendja agravohet në Shqipëri, deri sa një nënë mjeke gjendet në dilemë midis betimit të Hipokratit dhe realitetit. Midis përkujdesjes për foshnjën disa muajshe, të cilën e ushqen edhe me gji, ajo merr vendimin  të jetë në krye të detyrës dhe të ndërpresë lejen e lindjes. Filmin mund ta ndiqni edhe në Youtube me titullin “Covid-19”