Nisin punimet për restaurimin e shkollës fillore në Labinot Mal

Ditën e djeshme Myftiu i Elbasanit z. Agim Duka inauguroi fillimet e punimeve për restaurimin e shkollës fillore në Labinot Mal. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Bukurosh Stafa.

Në fjalën e tij z. Llatja falenderoi Myftiun Agim Duka dhe zonjën Ibtisam Alhuti, bashkëshorten e ambasadorit të Kuvajtit, e cila me kontributin e saj familjar, pas ndërtimit të ujësjellësit në këtë fshat tashmë po bën të mundur restaurimin e shkollës fillore “Musa Beqiri”, e cila do tu shërbejë fëmijëve të kësaj zone.

Myftiu Agim Duka në fjalën e tij falenderoi kryetarin e Bashkisë Elbasan për gatishmërinë e institucionit që ai drejton për bashkëpunim në realizimin e projekteve zhvilluese me Myftininë Elbasan.

Gjithashtu Myftiu Duka falenderoi Women Center for Development and Culture e cila nëpërmjet zonjës Ibtisam Alhuti bëri të mundur implementimin e këtij projekti shumë të nevojshëm për fëmijët e fshatit Labinot Mal.