Ngriti në këmbë të gjithë Italinë. Gjendet pas dy ditësh shëndoshë e mirë 2-vjeçari në pyll

Një ngjarje e cila konsiderohet si mrekulli ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë vetëm 2- vjeç është gjetur shëndoshë e mirë dy ditë pas zhdukjes në një pyll. Nicola Tanturli, djali dy-vjeçar që u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio para dy ditësh u gjet i gjallë.

Mediat e huaja raportojnë se djali i vogël u gjet në përrua nga gazetari Giuseppe Di Tommaso. Nicola ishte vetëm me një këpucë dhe duket se ai ka ecur të paktën 4-5 km nga shtëpia deri në pikën ku u gjet. Ai u gjet nga gazetari i ‘Rai 1’ pasi kishte dëgjuar zhurma që vinin nga një përrua.

“Dola nga makina për një moment dhe dëgjova një britmë. E kuptova menjëherë, kështu që fillova ta thërrisja me emër” Nicola “dhe ai u përgjigj me një zë të zbehtë “mami” në atë moment unë u hodha në përrua madje duke lënduar këmbën time. Ai ishte atje prapa një grumbulli ferrash dhe po thërriste mamanë. Ai dukej mjaft i dëshpëruar dhe i frikësuar,”– tregoi gazetari.