Ngjarje të shumta kriminale, hetuesit belgë “zbarkojnë” në Elbasan

Një grup hetuesisht belgë kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit ku së fundmi ka pasur ngjarje të shpeshta kriminale, me në krye atentatin e zhvilluar në 29 mars ku Nuredin Dumani mbeti i plagosur dhe si pasojë u arrestua më vonë në Fier.

Hetuesit janë takuar me kreun e kësaj prokurorie Kreshnik Ajazi. Në fokus të diskutimeve ka qenë atentati ndaj Nuredin Dumanit mbrëmjen e 29 Janarit në zonën e Papërit dhe arrestimi i tij në Fier disa orë më vonë.

Belgët kanë kërkuar përgjigje për disa pyetje që lidhen me të shkuarën e Nuredin Dumanit, për të hedhur dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale ku ai rezulton i përfshirë.