Nëse infektoheni me Covid 19 kura në farmacitë shqiptare kushton 1 mijë dollarë.

Kurimi i koronavirusit nga banesa është shumë e kushtueshme për qytetarët. Një recetë e thjeshtë për një rast i cili nuk paraqet komplikacione të rënda për shkak të Covid-19, kushton 148.500 Lekë. Shumë mjekë kanë edhe klinika private, ku edhe madje kanë fituar të drejtën e analizave për të gjithë ata që duan të testohen, nëse janë me Covid, përfshirë edhe mjekë të ekipit Teknik, për parandalimin e koronavirusit.

Një recetë e siguruar nga Tv Klan, me një shkallë të rëndë të sëmundjes për shkak të covid, kap vlerën e afro 250 mijë Lekëve, vetëm për medikamente. Mjekja Bruna Shiroka thotë se nisur nga situata, ku shumë familje nuk kanë mundësi finaciare, por ndiqen klinikisht pranë qendrave shëndetësore.

“Në zonën time ka mbi 14 persona pozitiv covid, për të cilët 4 persona janë pneumoni covid, të formës së lehtë deri mesatare lehtësisht të moderuar, 2 pacientë pas tre javësh janë drejt përmirësimit. Kemi filluar t’i afrojmë pranë qendrave shëndetësore edhe për të vlerësuar gjëndjen e tyre shëndetësore, apo edhe për t’i ofruar një analizë gjaku apo për t’i realizuar bërjen e injeksioneve, e cila në kushte të caktuara është domosdoshmërisht e indikuar dhe në kushtet e shtëpisë e kanë të pamundur për ta realizuar”.

Në vend numërohen afro 4 mijë raste pozitiv me covid. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Shkodra. Një recetë tjetër përfshin medikamente për pneumoni, por dhe vitamina të ndryshme”. Kjo recetë me medikamente për covid është vetëm për 10 ditë.

“Për të ndjekur një pacient me covid, do vlerësohet shkalla e rëndësisë së sëmundjes, mund të jetë një formë e lehtë ku terapia mund të jetë thjesht suportive me vitamina, por mund të jetë një formë e moderuar ose shfaqja e një komplikacioni siç është pneumonia ku përveç vitaminës duhet të shoqërohet edhe me përdorimin e preparateve si antibiotikët që padyshim kanë një vlerë monetare. Preparatet antikoagulantë për një periudhë të zgjatur, po sigurisht që ka kosto. Kemi raste kur terapia ka vazhduar një muaj ku medikamentet është dashur të përdoren për një kohë të gjatë”.

Përveç medikamenteve, një person i prekur nga covid duhet të kryejë edhe ekzaminime të tjera, që përfshijnë analizat e gjakut dhe skaneri i pulmonit, ku minimalisht të dyja kapin e vlerën e 25 mijë Lekëve të reja, duke e çuar koston për një person të prekur me covid në afro 400 mijë Lekë.