Nënë për herë të parë, këngëtarja e njohur zbulon emrin me foton më të ëmbël me vogëlushen dhe prek me fjalët

 Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këtë lajm e ka dhënë vetë Olta Boka në llogarinë e saj me anë të një postimi ku shfaqet duke bashkuar duart me vajzën e vogël. Këngëtarja ka treguar emocionet e një momenti kaq special në jetën e saj, e njëherazi ka zbuluar dhe emrin e vogëlushes.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj, perendesha e jeteve tona. Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!

Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!

Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_

Falenderime te perzemerta per Doc. Leonard Solis, Doc. Helidon Klosi, Doc. Erandi, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues

Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Me siguri kjo duhet të jetë një nga ditët më të bukura për Bokën, e cila mundet të mbajë në krahë tashmë frytin e dashurisë me partnerin e saj.