Nëna e 9 fëmijëve ndërron jetë në Tiranë, asnjëri prej tyre nuk merr dot pjesë në ceremoninë e fundit.

Pandemia e COVID-19 ka bllokuar kufinjtë dhe njerëzit kanë mbetur të ndarë dhe të izoluar në banesat e tyre. Mësohet se një e moshuar është ndara nga jeta e vetme në banesën e saj dhe për shkak të mbylljes së kufinjve, asnjë prej 9 fëmijëve të saj nuk mundën ta përcjellin në banesën e fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari në Greqi, Shpëtim Zinxhiria. Zinxhiria shkruan se e moshuara ndërroi jetë në Tiranë dhe asnjëri prej 9 fëmijëve nuk iu gjenden pranë, për shkak se nuk janë lejuar të kalojnë kufirin për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Reagimi i plotë:

Ndodhi dhe kjo: Asnjë nga 9-të fëmijë nuk ndodhen pranë nënës së tyre të vdekur… Më shumë se kushdo këtë dhimbje ekuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë larg prinderve te tyre,

Fëmijët e saj në Greqi kishin ditë që bënin përpjekje për t’u gjendur pranë nënës së tyre sa ishte gjallë, sipas kushteve të vendosura nga shteti shqiptar, por nuk mundën pasi përpjekjet kërkesa e tyre shkonin nga një zyre dikasteri në tjetrën, aq sa nëna e tyre ndërroi jetën pa pasur asnjë prej fëmijëve të saj.

Sipas fëmijëve ishin justifikime dhe zvarritje pa asnjë zgjidhje, përcjellë dëshpëruese nga një vend në tjetrin, pa asnjë rezultat… COVID-19 ishte arsyeja dhe përgjigja e këtij kalvari pa fund.

Por… Sikur të mos mjaftojë kjo, sot trupi i pajetë i kësaj nënë 80-vjeçare në Tiranë ndodhet pa praninë e asnjë prej fëmijëve të saj. Një nga NËNTË FËMJËT, vajza e saj tregon kalvarin që ka hequr për ti ndodhur pranë jo vetëm sa nëna e saj ishte gjallë, por edhe sot kur duhet të ishte pranë për ti hedhur një grusht dhe.

“Sëbashku me burrin prej shumë ditësh ndoqëm të gjitha veprimet që duheshin bërë, duke filluar nga Ambasada jonë në Athinë, ministrinë e Jashtme por nuk u në asgjë. Ku po jetojmë…? As nënën të mos i varrosim dot, Të na thonë si duhet të veprojmë dhe përse nuk na lanë të paktën të shkonte një nga fëmijët tanë…?

Sot ne të gjithë fëmijët po udhëtojmë për në Kallamatë, ku do të mblidhemi dhe të qajmë Nënën tonë”, thotë e dëshpëruar dhe e indinjuar. Më shumë se kushdo këtë dhimbje ekuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë larg prinderve te tyre. U prehsh në paqe moj nënë…