Në total 64 të prekur nga koronavirusi, por sa janë të shtruarit/ 3 në gjendje më të rëndë

Në total numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 64. Por prej tyre jo të gjithë janë të shtruar në Spitalin Infektiv. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi se të shtruar në spital janë 32 persona.

Prej tyre 3 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje më të rënduar, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste, mes tyre dy viktima.

Shpërndarja sipas rretheve

Tiranë- 45 qytetarë

Durrës- 5 qytetarë

Lushnje- 2 qytetarë

Elbasan- 2 qytetarë

Fier- 6 qytetarë

Rrogozhinë- 2 qytetarë

Kavajë- 2 qytetarë /