Në frontin e parë: Njihuni me policen nga Elbasani e cila rrëfen vështirësitë e punës në terren

Në vijën e parë të luftës ndaj armikut të padukshëm janë duke luftuar paralelisht mjekët dhe punonjësit e policisë. Kleada Kabashi prej vitesh është pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit. Pasioni për t’i shërbyer qytetarëve është një nga nxitjet që e ka shtyrë Kleadën të veshi uniformën blu çdo ditë e të jetë në terren për të vendosur rendin.

Cdo ditë ajo përshkon rrugë nga fshati i saj i lindjes, Shtërmeni, për të ardhur në punë. Fillimi dhe marrja e punës ka ndryshuar disi nga ajo e mëparshmja, shprehet Kleada, pasi tashmë sapo futet në ambientët e policisë, puna e parë që kryejnë është dezifiktimi i duarve, vendosja e maskës dhe dorezave dhe marrja e detyrave të reja, që kanë të bëjnë me masat që ka ndërmarrë policia në ruajtjen ndaj koronavirusit.

Të jesh punonjës policie është një sakrificë, sidomos ku vendi ynë është në gadishmëri për mbrotjen dhe sigurine e qytetarëve. Krahas ruajtjes jetës së qytetarëve ne duhet të mbrojmë edhe veten, dhe familjen, dhe kjo vjen duke ruajtur distancën si ndaj qytetarëve por edhe ndaj kolegëve, thekson Kleada.

Kleada është nga ato vajza të pakta që nuk ka pranuar të qëndrojë në zyrë, por të zgjedhë sektorin më të vështirë, atë të patrullimit të përgjithshëm. Ajo thotë se shtysa ka qenë afërmiteti me qytetarët, duke i ndihmuar, këshilluar në raste se kanë nevojë, ajo të jep një lloj kenaqësie më ndryshe se sa të jesh në zyrë.

Krahas luftës me krimin, ne duhet që të përballemi me qytetarët, duke i këshilluar por edhe ndaj atyre që shkelin urdhëresat, për moszbatim të orarëve të përcaktuar për karantinën, pohon Kleada./Elbasaninews.tv