Në Elbasan asnjë rast i dyshuar me COVID-19, por qytetarët dalin masivisht në rrugë pa maska

Në qarkun e Elbasanit edhe sot nuk ka asnjë rast të dyshuar si të prekur nga COVID-19.

Ndërkohë vijon të thyhet urdhri i vetëkarantinimit pasi shumë qytetarë janë duke lëvizur dhe shumë prej tyre pa maska apo doreza mbrojtëse.

Pavarësisht se edhe policia bashkiake vijon ndalimin dhe këshillimin e tyre.

Bashkitë në  Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin, Librazhd, Përrenjas e Elbasanit vijojnë  dezinfektimin e ambienteve publike si dhe larjen e rrugëve me ujë dhe klor.

Në të gjitha bashkitë e qarkut janë të vendosur pikat e kontrollit të cilat verifikojnë automjetet që qarkullojnë.

Për shtresat në nevojë bashkia e Elbasanit është duke shpërndarë pako ushqimore.

/Ora News.tv/