Në “Ditën e Rinisë” në Elbasan , Konferenca për të ardhmen e rinisë shqiptare.”

“Elite Group” & “Elite Academy” në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit gjatë konferencës kushtuar të ardhmes sē rinisë shqiptare kanë lançuar nismën ,” Ringjallim shpresë për të pashpresët”. Aktiviteti i “Elite Travel Group Albania” & “Elite Academy” ka startuar në Elbasan, në kryeqendrën e Shqipërisë së Mesme dhe në të marrin pjesë rreth 200 të rinj e të reja nga Shqipëria dhe 10 shtete të Europës dhe deri në 2029 shpresohet që numri i pjesmarrësve në konferencat e kësaj natyre të arrijë në 2500 të rinj e të reja nga të paktën 100 vende nga të gjitha kontinentet. Sivjet pjesmarrje masive ka patur nga Elita e Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe nga gjimnazet e Qarkut të Elbasanit.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit të titulluar “Spoonbill Nest” ata do jenë aktivë në diskutime dhe debate që do zhvillohen në gjuhën angleze me ekspertët më me zë nga Europa dhe jo vetëm si dhe me Pedagogë, mësues, lektorë e drejtues institucionesh arsimore dhe autoritete lokale.
Ky aktivitet është konceptuar sipas një formati që u jep akses të gjithë pjesmarrësve të mos jenë vetëm dëgjues por të jenë audiencë interaktive dhe responsive, me konceptet bashkohore sikurse është “Dizenjimi i të menduarit”. Gjatë këtij takimi dy ditor ndërkombëtar mes tyre janë bërë pjesë e aktivitetit 15 ekspertët më të mirë ndërkombëtarë që mbulojnë dhe orientojnë jetën e rinisë drejt një të ardhme të sigurtë.

Krahas tyre pjesmarrësit komunikojmë dhe diskutojnë në anglisht për gjithçka edhe me personalitete të cilat kanë një eksperience mbi 40 vjeçare në fusha të ndryshme të jetës sociale, të biznesit, ekonomisë, mesuesisë, pedagogjisë, industrisë së turizmit, marketingut, sherbimit ndaj klientit, marketingut dixhital, medias sociale, Intelegjencës artificiale, optimizimit të motorreve të kērkimit etj. Rinia është padyshim shpresa e së ardhmes thanë panelistët e shumtë që diskutuan gjatë ditës së parë të konferencës. Ne besojmë se do ringjallet shpresa edhe për të pashpresēt e Shqipërisë! 8 Dhjetori nuk është vetëm një ditë shprese, por edhe reflektimi për të kryer çdo detyrë me përkushtim e përgjegjësi për ta bërë këtë vēnd sa më të jetueshëm dhe sa më të dashur për Rininë. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e brezit të ri. Ata duhet ti përkushtohen edukimit, arsimimit dhe punës.