Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano prezanton drejtorët e rinj të Policisë. Ja kush vjen në Elbasan

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Ndryshimet janë bërë në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Nano tha se këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

Rebani Jaupi largohet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dy vite e gjysmë nga emërimi. Në vend të tij emërohet Lorenc Panganika. Kryepolici Gledis Nano i ka besuar drejtuesit të lartë Rebani Jaupi postin e ri në Drejtorinë e Përgjithshme, atë të drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, vend të cilin e mbante prej pak muajsh Neritan Nallbati. Ky i fundit transferohet në Drejtorinë e Policisë Durrës, ndërsa zëvendëson aty Oltion Bistrin. Në muajt e verës qarku i Durrësit ka rezultuar i qetë në ngjarje kŗiminale, por ka rënë në sy për kapjen e sasive të kokainës në port. Por kjo nuk e ka bindur kryepolicin Nano, ndërsa ka vendosur të transferoj Oltion Bistrin në Lezhë. Lorenc Shehu që mbante detyrën në Lezhë emërohet drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Në ditët e fundit Elbasani është tronditur nga dy atentate máfioze, të mbetura të pazbardhura. Pavarësisht eksperiencës së vyer ndër vite të Gjovalin Lokës në krye të Policisë Elbasan, Gledis Nano ka vendosur të bëj një rokadë më Korçën, duke emëruar atje Lokën dhe sjelljen e Ardian Çipës nga Korça në Elbasan. Çipa, me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, përballet tashmë me detyrë të vështirë, në njërin prej qarqeve më problematik sa i përket kŗimit.