Ndryshime në OST-në e Elbasanit, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

Ditën e sotme është prezantuar Drejtuesi i ri Njësisë Operative Elbasan OST. Lejdi Ranxha është prezantuar në këtë detyrë nga Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit ,Skerdi Drenova. Drejtuesi i ri i Njësisë Operative Elbasan vjen në këtē detyrë pas një eksperience pune 6 vjeçare dhe është vlerësuar për kontributin e tij në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të Rajonit të Elbasanit si dhe në rritjen e treguesve të OSHEE.

Postin e drejtuesit te Njësisë Operative Elbasan OST e mbante më parë Idajet Buzi, ndërkohë Ranxha vetë më parë ka qenë Kryeinxhinieri i Drejtorisë Rajonale Elbasan /OSHEE/faxnews