Ndodh sërish/ Përleshje mes grave në Elbasan

Dy incidente mes grave në rrethana të ndryshme kanë ndodhur në Elbasan.

Në njërin nga rastet policia ka dërguar materialet në prokurori për A. B., 44 vjeçe dhe K. B., 23 vjeçe si dhe punohet për kapjen e shtetasit E. B., 48 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi akuzohen për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ” Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Dy gratë dhe burri për motive të dobëta dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me fjalë, R. C. e cila i ka kallëzuar penalisht në polici.

Në rastin tjetër H. H., 40 vjeç banues në lagjen “28 Nëntori” akuzohet për veprën penale “Kanosja” dhe F. K., 27 vjeçe, banuese në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi 40-vjeçari ka kanosur me fjalë gruan me inicialet F. K., ndërsa kjo e fundit ka goditur me grushte bashkëshorten e H. H, shtetasen F. S.